FOTO/ Mbahet në Përmet festivali i “Nonave”

Në qytetin e Përmetit ka nisur festivali i “Nonave”. Atmosfera ishte magjike dhe pjesëmarrëse janë gjyshe nga e gjithë Shqipëria dhe jo vetëm Përmeti.

Përmes rrjeteve sociale Bashkia e Përmetit ka publikuar foto nga momentet festive ku të fëmijë, të rinjë e të reja, por edhe të moshuar, shijuan në atmosferën e krijuar.

“Momente nga nata e parë e festivalit “Nona”! Mbrëmja e parë e festivalit të gjysheve shqiptare jo vetëm përmetare ishte e magjishme.

Atmosfera festive vazhdoi deri në mesnatë duke sjellë argëtim për Përmetin që këto ditë vere është plot me vizitorë.

Ejani të shijojmë sot mbrëmjen e 2-të, e cila premton edhe më shumë argëtim”, bëri të ditur bashkia e Përmetit.