Rrëzohet një aeroplan në Serbi, vdes 1 person

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar se nje aeroplan i vogël është rrëzuar afër Beogradit. Si pasojë një person ka ndërruar jetë.

Sic njoftojnë zyrtarët serbë, aeroplani ishte ngritur nga aeroporti "13 Maji" në Zemun Polje dhe është rrëzuar afër Beogradit. Zyrtarët njoftuan se policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.