Tensionohet situata në Bregun Perëndimor, forcat izraelite vrasin një ushtar palestinez
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Gusht 2023, 15:53
Një ushtar i armatosur palestinez u qëllua për vdekje nga forcat izraelite gjatë një bastisjeje në një fshat pranë qytetit të pushtuar të Nablusit në Bregun Perëndimor, ka thënë ministria palestineze e shëndetësisë, raportojnë mediat e huaja.
27-vjeçari, Amir Ahmad Khalifa, u qëllua në kokë dhe në shpinë pasi ushtarët izraelitë sulmuan fshatin Zawata, në perëndim të Nablusit.Tensionet vijnë në sfondin e përshkallëzimit të dhunës në konfliktin izraelito-palestinez që nga fillimi i vitit, veçanërisht në Bregun Perëndimor, territor palestinez i pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967.
Të paktën 213 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i vitit, si dhe 28 izraelitë.

