FOTO+VIDEO/ I bënë pritë dhe vranë dy 21-vjeçarët, dënohen influencerja në TikTok, nëna dhe 6 bashkëpunëtorët e saj
Një influencere e mediave sociale është shpallur fajtore për vrasjen e të dashurit të nënës së saj.
Saqib Hussain dhe Hashim Ijazuddin, të dy 21 vjeçarë, vdiqën kur makina “u nda në dysh” pasi u ndoqën dhe u përplasën nga dy automjete, në shkurt të vitit të kaluar.

Kjo ngjarje ndodhi pasi viktima kërcënoi se do të zbulonte lidhjen që ai dhe nëna e saj kishin pasur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Ansreen Bukhari, 46 vjeçe, dhe vajza e saj Mahek Bukhari u dënuan së bashku me 6 bashkëpunëtorët e tjerë, të cilët ndoqën makinën e viktimës derisa realizuan përplasjen fatale.

Në një telefonatë me policinë, viktima i frikësuar tha:
“Ka djem që më ndjekin. Ata po përpiqen të më vrasin, unë do të vdes... ju lutem zotëri, kam nevojë vetëm për ndihmë. Ata po godasin pjesën e pasme të makinës, shumë shpejt... ju lutem po ju lutem. Unë do të vdes ."

Një britmë u dëgjua në linjë para se telefonata të përfundonte.

