Vuçiç në krah të Dodik, mesazh se Serbia do të injorojë sanksionet e SHBA ndaj zyrtarëve serbë të Bosnjes

Serbia do të injorojë sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj zyrtarëve serbë të Bosnjes për cënimin e marrëveshjes së paqes të vitit 1995, e cila i dha fund luftës që shkaktoi më shumë se 100 mijë viktima dhe miliona të pastrehë.

Presidenti Aleksandër Vuçiç shprehu qëndrimin zyrtar të Beogradit në krah të udhëheqësit separatist të republikës serbska  Milorad Dodik, i cili është sanksionuar më herët nga SHBA.

Në mesin e katër zyrtarëve serbë të Bosnjës të sanksionuar nga Departamenti amerikan i Thesarit janë Zhelka Cvijanoviç, anëtare serbe e presidencës kolektive trepalëshe boshnjake, si dhe kryeministri i entitetit serb në Bosnje, Radovan Vishkoviç.

Së fundmi SHBA, sanksionuan edhe shefin pro-rus të agjencisë së sigurisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, duke e akuzuar atë për përfshirje në tregti të paligjshme të armëve, trafik droge dhe keqpërdorim të detyrës.

Duke shpallur qëndrimin këtë cështje, Vuçiç tha se Politika e sanksioneve prodhon gjithmonë efekte të gabuara

Si bashkëthemelues i “Ballkanit të Hapur”, Vuçiç ftoi Bosnje Hercegovinën ti bashkohet nismës, edhe pse kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë turit ballkanik tha se rajoni duhet të fokusohet tek Procesi i Berlinit.

Vuciç mori pjesë të premten në një ceremoni përkujtimore në entitetin serb të Bosnjës për dhjetëra mijëra serbë që në vitin 1995 u larguan nga Kroacia pas një ofensive ushtarake kroate që shënoi fundin e luftës.

Gjatë operacioni "Stuhia", i cili filloi më 4 gusht të vitit 1995,  Ushtria kroate çliroi një pjesë të madhe të territorit që kishte qenë nën kontrollin e kryengritësve serbë që nga viti 1991.

Në Banja Luka u mbajt  dhe mbledhja e e përbashkët e Qeverisë së Republikës Srpska dhe asaj të Serbisë .