Luhatjet e kursit të këmbimit dhe rënia e euros, qytetarët shohin më tepër benefitet sesa humbjet

Euro nuk po gjen stabilitet, teksa edhe Banka e Shqipërisë vlerëson si të mundshëm ndërhyrjen në treg, një pjesë e mirë e qytetarëve duket se shohin vetëm përfitimet ekonomike që po sjell kjo situatë

Fuqizimi i lekut ndaj monedhave të huaja, veçanërisht ndaj euros,  ka ndarë në dy pjesë edhe ekspertët e ekonomisë,  për efektet pozitive dhe negative të saj.

Po ashtu e ndarë është edhe politika, me kryeministrin Rama që e cilëson një mrekulli ekonomike dhe opozitën që paralajmëron falimentimin e shumë kompanive.

Të paqartë mbi këtë situate janë edhe qytetarët.

“Mua personalisht më ndikon. Është më tepër çështje politike dhe ekonomike.”

Megjithatë një pjesë e mirë e tyre vlerëson benefitet që vijnë nga kjo situatë.

“Varet si e sheh. Ata që kanë pagesa në euro e kanë mirë. Unë që punoj online me dollarë është më mirë.”

“Mendoj se shteti duhet të bëjë ndërhyrje që të mbajë lekun më të fortë.”

Por ka edhe nga ata që kërkojnë që në Shqipëri të operohet vetëm me lekë.

“Euro nuk ka të drejtë me u treguar këtu në shqipëri. Është gabim i madh që bëjnë tregtarët.”

Monedha evropiane javët e fundit ka pësuar luhatje të forta, teksa më 20 korrik blihej me 100 lekë, më 28 korrik arriti deri në 106 lekë.