Është ndarë nga bashkëshorti? Me këtë foto, Adelina Tahiri i “vë kapakun” aludimeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2023, 09:16
Martesa e këngëtares Adelina Tahirit ishte prej kohësh në fokus të mediave, pasi vetë ajo pranoi se po përjeton një krizë.
Ajo nuk zgjodhi që ta komentonte me detaje, por kaq u desh që lajmi të qarkullonte kudo.
Prej asaj kohe dyshja nuk janë parë bashkë dhe mediat referuar kësaj deklarate aluduan vazhdimisht për ndarje.
Por ditën e djeshme, me një foto Adelina i dha fund këtyre thashethemeve duke zbuluar se marrëdhënia e saj me avokatin e njohur maqedonas po ecën për mrekulli.
Në foton në fjalë, këngëtarja shfaqet nën shoqërinë e bashkëshorti, prindërit e saj dhe motra. Në këtë mënyrë ajo zbuloi se kriza ka kaluar.
“Family time”, ka shkruar Adelina bashkëngjitur me foton ku shihet e lumtur.
