“Ku do të shkosh për kurim?” Wanda Nara pyetet për sëmundjen: Nuk po mjekohem, ja çfarë do bëj
Uanda Nara ka thyer heshtjen pas lajmeve që qarkulluan në mediat e huaja se ajo vuante nga leucemia. Biznesmenja dhe modelja ka qetësuar ndjekësit teksa zhvilloi një bashkëbisedim virtual me fansat, të cilët e pyetën për shëndetin e saj.
“Si ndihesh? Në televizor kanë thënë që po shkon për kurim, ku?”, e pyeti një ndjekës dhe Uanda Nara iu përgjigj: “Unë nuk do të shkoj për trajtim në asnjë vend. Do të shoqëroj Mauron”.
Partneri i saj, Mauro Ikardi, së fundi nënshkroi për klubin turk Galatasarai, ku e kaloi sezonin e kaluar në formë huazimi dhe si rrjedhojë ajo konfirmoi se do t’i bashkohet në rrugëtimin e tij të ardhshëm.
“Stamboll”, ishte përgjigja e saj kur u pyet se cili është destinacioni i saj i radhës. Sa i përket lajmeve se është me leucemi, ajo shtoi: “Gënjeshtra janë thënë shumë, flasin dhe thonë gjëra që nuk janë të vërteta pa marrë parasysh që flasin për jetën e dikujt tjetër.”
Uanda Nara i dha fund në këtë mënyrë thashethemeve duke treguar se është në gjendje të mirë shëndetësore.



