“Ndjeva sikur po vdisja”/ Bëri operacion gjoksin, por sëmundja misterioze e la të verbër 32-vjeçaren (FOTO)
Një 32-vjeçare vuajti për disa vite nga një sëmundje misterioze, e cila e la të verbër përkohësisht. Danielle Sheehan bëri gjoksin në moshën 19-vjeçare, pasi fitoi një operacion prej 5 mijë paund.
Ajo pati humbje të madhe flokësh, lodhje, ekzemë dhe inflamacion, por nuk mund të kuptonte pse. Madje humbi edhe shikimin. Për këtë arsye, ajo shkoi disa herë te mjekët, të cilët i thanë se mund të ketë një gjendje autoimune ose kishte stres të tepërt.
Por tani 32-vjeçarja mendon se e gjithë kjo ka qenë për shkak të implantit të gjoksit, pasi problemet e saj u larguan brenda javësh pas heqjes së tyre.
Nëna e një fëmije, e cila zotëron një klinikë bukurie, tha: "Pasi linda djalin tim dhe gjatë vitit të kaluar, pata ekzemë të vazhdueshme, lëkurë të qarë dhe sy të thatë - përfundova në A&E sepse nuk shihja”.
“Kam hasur në njerëz të tjerë që flisnin për sëmundjen e implantit të gjirit dhe pashë se kishin skuqje rreth syve të tyre njësoj si të mitë. Simptomat e mia ishin të gjitha saktësisht të njëjta – kisha skuqje, humor të ulët, ndjeva sikur po vdisja ngadalë dhe thjesht nuk ndihesha fare mirë. Edhe kirurgu u trondit kur pa fotot para dhe pas ndërhyrjes– dy orë pas operacionit skuqja në fytyrën time ishte zhdukur”, ka treguar nëna beqare.

