Zbulohen qindra amfora antike në thellësitë e bregdetin në Itali, pjesë e anijes romane të mallrave të shek II-I p.e.s

Zbulohen qindra amfora antike në thellësitë e bregdetin në

Me qindra amfora antike janë zbuluar gjatë orëve të fundit në thellësitë e bregdetit roman në Civitaveçhia.

Është një zbulim arkeologjik unik që dokumenton mbytjen e një anije romane mallrash në shekullin II -I p.e.s.

Amforat antike janë të konservuara mjaft mirë, shumica të padëmtuara e që kanë krijuar në një thellësi rreth 160 metra nën det, një depozitë me 12 metra gjerësi e 17 metra gjatësi, që hipotezon se anija e mbytur ka qënë rreth 20 metra e gjatë.

Operacionet e zbulimit janë kryer përmes instrumentave teknikë të teknologjisë së avancuar të Qëndrës së Policisë Nënujore të Romës e Gjenovës e me ndihmën e një sistemi robotik tip ROV (Remotely operated Vehicle).

Zbulimi unik i këtij parku arkeologjik nënujor është frut i aktivitetit investigativ të seksionit arkeologjik të Repartit Operativ të

Mbrojtjes së Pasurisë Kulturore të Policisë Italiane e dokumemton historikun e rrugëve tregtare detare në bregdetin roman.