E RËNDË/ Ashensori ngeci mes dy kateve, vdes pas disa orësh e bllokuar gruaja në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2023, 21:05
61-vjeçarja, Francesca Marchione, u gjet e vdekur në një ndërtesë në Palermo në një ashensor të bllokuar mes dy kateve.
Gruaja vdiq në mëngjes dhe qëndroi në ashensor për disa orë.
Mjekët që ishin kontaktuar nga disa banorë kanë thirrur zjarrfikësit, të cilët kanë gjetur trupin.
Ende mbetet për t’u sqaruar nëse ashensori është bllokuar për shkak të ndërprerjes së energjisë apo ndonjë difekti të mundshëm.
