Ja 3 arsye pse seksi është më i mirë në verë!
Padyshim që seksi është i mirë në çdo stinë por ka disa indikatërë që tregojnë që shijon më tepër në stinën e verës.Nëse do të përpiqemi ta shpjegojmë biologjikisht, do të ndalemi te rritja e prodhimit të serotoninës për shkak të ekspozimit tonë më të madh në diell. Rritja e serotoninës do të thotë humor më i mirë, ndaj jemi më të hapur ndaj gjërave të reja dhe njohjeve të reja.
Sigurisht që mund të luajë një rol edhe emocioni që sjellin pushimet. Ai rrit "humorin” tonë fiziologjik, i cili shpesh kthehet në "humor" seksual. Veç kësaj, në verë keni më shumë stimuj në fushën e shikimit sepse nuk janë vetëm trupat me forma në plazh, por edhe veshjet më të lehta.
Ja tre arsyet pse seksi është edhe më i mirë në verë.
1. Ne kujdesemi më shumë për trupin tonë dhe kemi më shumë vetëbesim.
2. Relaksohemi nga stresi i përditshmërisë dhe kënaqemi më shumë.
3. Ka më shumë mundësi për të provuar diçka ndryshe me partnerin tonë.