Noizy sërisht në telashe, prokuroria kërkon që këngëtari të kryejë testin psikologjik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2023, 21:06
Është veprimi më i fundit i prokurorisë ai që ka risjellë në vëmendje konfliktin mes dy reperave të njohur, Noizy-t dhe Kleviolit.
Prokuroria ka nxjerrë ditën e sotme një dokument, ku kërkohet kryerja e testit psikologjik të Noizyt. Ky veprim vjen pas padisë që Noizy ka bërë ndaj Kleviolinit, me motivacionin se sjellja e tij në rrjetet sociale i ka shkaktuar ankth edhe frikë.
Në dokumentin e mëposhtëm shihet se prokuroria ka kërkuar caktimin e një psikologeje, që të kryejë vlerësimin e gjendjes psikologjike të Noizyt.
