“Mungesa e municioneve lejoi Rusinë të forconte mbrojtjen”, Zelensky sërish thirrje për ndihmë: Ukrainës i duhet një mburojë ajrore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se kundërpërgjigja ukrainase ndaj bombardimeve ruse, ka pasur për shkak të mungesës së municioneve dhe se kjo sipas tij lejoi Rusisë të forconte mbrojtjen e saj.

“Ukraina ka nevojë për një mburojë të vërtetë ajrore, mënyra e vetme për të mposhtur terrorin raketor rus. Ne kemi treguar tashmë se mund të rrëzojmë edhe raketat ruse për të cilat mburren terroristët. Me ndihmën e partnerëve tanë, mijëra jetë janë shpëtuar. Por ne kemi nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore”, tha ai.

Ukraina besonte të niste kundërofensiven e saj të shumëpritur më herët në pranverë, por u tërhoq sepse i mungonin armët e nevojshme, tha Zelensky për CNN.

“Ne kishim plane për të filluar në pranverë. Por nuk e bëmë, sepse sinqerisht nuk kishim municion dhe armë të mjaftueshme. Nuk kemi brigada të mjaftueshme që janë të trajnuara në mënyrë adekuate për këto armë, përveç kësaj, misionet stërvitore u mbajtën jashtë Ukrainës”, tha Zelensky.