Ja si ta marrësh veten pas një marrëdhënie toksike
Një nga sfidat më të mëdha është padyshim edhe rimëkëmbja nga një marrëdhënie toksike. Ky proces mund të marrë shumë kohë por ne jemi këtu për t'iu ndihmuar me disa këshilla të rekomanduara nga terapistët më të mirë.
Ja disa nga sugjerimet më efikase që t'iu çojnë më shpejt në rrugën drejt shërimit:
Rilidhja me njerëz të shëndetshëm emocionalisht
Personi toksik me të cilin shoqëroheshit mund t'ju ketë izoluar nga miqtë dhe familja, sepse me shumë mundësi ata do t’ju thoshin se marrëdhënia që keni është toksike. Rilidhuni me njerëz emocionalisht të shëndetshëm dhe mbajini ata pranë vetes.
Bisedoni me një profesionist të shëndetit mendor
Kur keni kaluar një marrëdhënie toksike, mund të përjetoni simptoma të çrregullimit të stresit post-traumatik. Është thelbësore të flisni për përvojat tuaja me një profesionist të shëndetit mendor.
Mos harroni se asnjë shërim nuk ndodh brenda natës. Merrni kohën tuaj dhe mbani mend se pas disa kohësh, nuk do e ndjeni më atë peshën e rëndë mbi supe, që ndoshta ndjeni sot.
Zero kontakt me "pëndjekësin" tënd
Është e vështirë të shëroheni kur një person toksik përpiqet të komunikojë vazhdimisht me ju. Bëjini “block” email-et, numrat e telefonit apo llogaritë e rrjeteve sociale. Nëse keni fëmijë me një person toksik, mund t'ju duhet ende të mbani kontakt me ta. Sigurohuni që kontakti të sillet vetëm rreth fëmijës. Kontaktoni një avokat familjar për të mësuar të drejtat tuaja dhe të fëmijëve.