Të bëhesh miliarder nga hiçi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2023, 14:41
Të bëhesh miliarder nga hiçi edhe mund të ndodhë. Fati i ka trokitur blerësi të një bilete llotarie në Amerikë, i cili prej kësaj të premte i ndryshon tërësisht jeta.
Bëhet fjalë për fitoren e xhekpotit që ka prekur shifrën e 1.08 miliardë dollarëve.
Bileta është blerë në një dyqan të vogël ushqimor në Los Anxhelos.
Kjo është hera e tretë në historinë amerikane që xhekpoti tejkalon shumën e një miliard dollarëve dhe ky është rasti i gjashti më i lartë i fituar ndonjëherë në amerikë.
Fituesi do të ketë zgjedhjen për të fituar 558.1 milionë dollarë menjëherë, ose çmimin e plotë prej 1.08 miliardë dollarësh në pagesa vjetore gjatë 30 viteve të ardhshme.


