Lufta në Ukrainë, sulmet ruse vrasin dy fëmijë dhe plagosin një të moshuar Donetsk

Dy fëmijë kanë humbur jetën dhe një e moshuar është plagosur nga bombardimet ruse në Donetsk.

Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i rajonit, Pavlo Kyrylenko, në një postim në Telegram. Dy viktimat janë të moshave 10 dhe 16 vjeç, motër dhe vëlla.

“Dy fëmijë, djali 10 vjeç dhe vajza 16 vjeçe humbën jetën si pasojë e bombardimeve ruse në oborrin e shtëpisë së tyre. Sakaq, një e moshuar është dërguar në spital”, shkruan ai në Telegram.

Donetsku së bashku me Kherson dhe Bakhmutin janë disa nga rajonet më të përgjakura që prej fillimit të luftës në Ukrainë.