“Zotimi” i Ricky Martin: Do e marr me vete shpirtin e shqiptarëve dhe do flas për ta kudo që do shkoj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2023, 20:27
Teksa na ndajnë pak minuta nga koncerti në Sheshin “Skënderbej”, Ricky Martin iu është dhënë në Tiranë “Çelësi i Qytetit”.
Këngëtari i famshëm tha se do flasë për shqiptarët dhe energjinë e tyre pozitive kudo.
“Surprizë pas surprize. Jam super falenderues për ftesën. Është suprizë e madhe t’ju takoj. U ndjeva si në shtëpi që në momentin që erdha këtu. Do e marr me vete shpirtin e shqiptarëve dhe do të flas për shqiptarët kudo që do shkoj sepse është fantastike të jesh këtu.
Sonte do ta shkëmbejmë këtë energji mes audiencës dhe asaj që ne sjellim nga Puerto Rico, që është pasion, dashuri, ndershmëri, transparencë. Do të jetë shumë speciale!”, u shpreh këngëtari Ricky Martin.
