Me drogë në bagazhe, lirohet Gigi Hadid pak ditë pas arrestimit

Modelja e famshme Gigi Hadid, dhe shoqja e saj u arrestuan në aeroportin ndërkombëtar Oëen Roberts më 10 korrik, pasi në avionin privat me të cilin ato udhëtonin zyrtarët e doganës dyshohet se gjetën “një sasi të vogël marihuane” në bagazhet e tyre.

Por dy ditë pas kësaj ngjarjeje ato u liruan, pasi gjatë një paraqitjeje në gjykatë, ato u deklaruan fajtore dhe u gjobitën me nga 1000 dollarë secila.

Shlyerja e kësaj shume duket se është realizuar, pasi Hadid ndau fotografi nga plazhi me miqtë e saj, ku dukej se po kalonte më së miri