Rihapet hetimi pas 27 vitesh për vrasjen e Tupac Shakur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2023, 10:03
Policia në Nevada ka dhënë urdhër kërkimi për vrasësit e reperit Tupac Shakur, pas 27 vitesh.
Detektivët kanë kontrolluar shtëpinë në Las Vegas ku reperi u qëllua për vdekje.
Policia nuk dha detaje të mëtejshme, vetëm ka përmendur se hetimi po vazhdon.
“Është një rast që ka mbetur i pazgjidhur dhe shpresojmë se një ditë ne mund ta ndryshojmë atë”, është shprehur Nënkoloneli Jason Johansson.
