Aktori me famë botërore, Jean-Claude Van Damme, viziton për herë të parë Kosovën
Aktori me famë botërore, Jean-Claude Van Damme, viziton për herë të parë Kosovën.
Qëndrimi i ikonës së filmave aksion do të zgjasë nga data 16 deri më 20 korrik, sic e ka konfirmuar edhe ai vet përmes një videomesazhi.
Udhëtimi i Van Damme në Kosovë duket se lidhet me angazhimet e tij dhe jashtw politikws e mundësuar nga një kompani zvicerane orash.
Kryetari i komunës së Drenasit ka ripostuar videon duke shkruar në Instagram:
“Miku i Kosovës, artisti i mirënjohur Jean-Claude Van Damme, po vije në Kosovë. Ai shumë herë e deklaroi se ka shumë miq shqiptarë, artistë e sportistë, madje bëri shumë herë edhe shqiponjën si shenjë respekti për ne. Miku im Kushtrim Musliu ka miqësi me artistin e madh Van Damme, i cili vije në Kosovë, për të promovuar markën e orëve. Besoj se do t’i pëlqej Kosova, pasi me dekada është në shoqëri të vazhdueshme me shqiptarët në botën e filmit dhe jetën e përditshme”.
Aktori 63 vjeçar është nga yjet më të mëdhenj të aksionit të viteve '80 dhe '90. Karriera e tij u zhvendos nga nje bodybillder në një actor të famshëm botëror të filmave aksion. Që në moshë të re, Jean-Claude Van Damme praktikoi karate dhe fitoi rripin e zi. Më pas ai filloi të ngrejë pesha për të përmirësuar fizikun e tij, gjë që më vonë i dha titullin “Muskujt nga Brukseli”.
Ndër filmat e tij më të njohur renditen The Expendables, Dubble Impact, Lionheart, Kickboxer etj.