Babai iu infektua me Covid/ RRËQETH 'Kapo' i Portokallisë: I thashë mos vdis, mos na lërë se të dua gjallë...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2023, 18:53
Ledio Lako, aktori i njohur i 'Portokalli' ka bërë një deklaratë prekëse ditën e sotme në “S’e luan Topi”.
Aktori, shumë i dashur për publikun ka treguar momentet e vështira që ka kaluar me babain e tij gjatë periudhës së COVID-19.
“Me thënë të drejtën mendova se e humba. Mjekët më thanë që 'është në dorë të Zotit'. Unë e çova me urgjencë në spital dhe atë ditë kisha shfaqje dhe i bëra një video i thashë “ të dua gjallë”.
Më tha vetëm “do mundohem”.
Ato ishin ditët më të vështira të jetës, dhe më vjen çudi me ata njerëzit që thoshin“ça Covid more”.
I thashë mos vdis, mos na lërë, unë do vazhdojë zanatin.
Ik pa merak se do ia dalë, më tha.”- tha Ledio Lako.
