Cila është arsyeja? Taynës dhe Yllit u anulohen koncertet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2023, 17:42
Sezoni i verës është i mbushur me këngë të reja dhe me koncerte. Artistët shqiptarë po kërkohen në clubet në vend dhe jashtë saj, por shpesh herë hasen me disa vështirësi.
Së fundmi, koncertet e Taynës dhe të Yll Limanit janë anuluar, e shkaku është i njëjtë. Policia nuk lejon muzikë në orët e vona, ndaj u desh që të shtyheshin dy koncertet.
Ata kanë lajmëruar fansat e tyre në “Instastory”. Madje Tayna duket se doli e fituar, pasi do këndojë në një vend tjetër, ndërsa Ylli u thotë fansave:
“Mos u mërzisni, veç shëndosh me kon”
