Mozzik sfidon publikisht të dashurin e ri futbollist të Loredanës, ja çfarë bëri këngëtari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2023, 10:08
Vetëm pak ditë pasi Loredana Zefi konfirmoi lidhjen me një prej futbollistëve të Borussia Dortmund, Mozzik ka bërë një gjest të papritur.
Duket se ai ka sfiduar publikisht të dashurin e ish-partneres pasi ka pozuar me fanellën Bayern-it.
Dy skuadrat janë ekipet më të forta kundërshtare në Gjermani. Të dy ekipet kanë luajtur nga vitet e 65-ta përballë njëri-tjetrit mirëpo janë konsideruar rivalë të fortë që nga mesi i të 90-ave, kur Dortmundi fitoi në dy sezone rresht Bundesligën, duke e “cenuar” terrenin e Bayern.

