Dua Lipa ‘harron’ reçipetat në shtëpi, nuk i lë vend imagjinatës me fustanin e tejdukshëm që i tregonte... (FOTO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2023, 09:02
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, i la shumë pak vend imagjinatës me fustanin e saj plot shkëlqim, teksa mori pjesë në premierën e Barbie në Los Angeles.
Ylli i pop-it dukej kaq elegante me fustanin e tejdukshëm që shkëlqente i gjithi. 27-vjeçarja ka marrë gjithë vëmendjen pasi ajo nuk kishte veshur reçipeta dhe mbante një palë tanga të bardha.
Fustanin Dua Lipa e kombinoi me një palë taka argjendi si dhe kishte zgjedhur të njëjtën ngjyrë edhe për bizhuteritë saj.
Ndërkohë flokët i kishte lënë të lira të binin në shpatulla dhe kishte zgjedhur një make-up mjaft natyral.
