A mund ta përdorni kremin mbrojtës të diellit nga viti i kaluar?

Menjëherë sapo nis koha e plazhit, ne vrapojmë te kremi i mbetur përgjysmë nga viti i kaluar për ta përdorur rishtazi. Por prisni pak! A skadon kremi i diellit pas një viti? A është e sigurt mbrojtja nga dielli edhe për këtë vit?

Së pari, disa nga bazat e një rutine të fortë të mbrojtjes nga dielli janë:

1: Ju e keni përdorur kremin përgjatë gjithë vitit (supozohet).

2: E aplikoni kudo – madje edhe në qepalla.

3: Keni përdorur një krem me SPF të lartë për mbrojtje optimale.

4: Po përdorni kremra që janë akoma të freskët (pra data e skadencës nuk është afruar).

Kremrat e diellit skadojnë dhe absolutisht nuk duhet të përdoren kurrë pas datës së skadencës”,- thotë për “Allure” Shari Marchbein, një dermatologe e certifikuar në New York City. 

“Ashtu si ushqimi, rrezet e diellit mund të ndikojnë keq edhe te përbërësit e kremit, duke i dëmtuar dhe holluar”,- shpjegon ajo. 

“Kremrat, gjithashtu, bëhen më pak efektivë, pra kanë më pak potencial të të mbrojnë nga djegiet e diellit, dëmtimet, njollat kafe, madje edhe nga rreziku për zhvillimin e kancerit të lëkurës.

Pse nuk duhet të përdorni një krem mbrojtës të skaduar?

Ekzistojnë dy arsye themelore për këtë:

1. Nuk të mbron. Një krem i skaduar do të thotë që produkti nuk arrin mbrojtje sa SPF që ka të deklaruar”,- thotë Perry Romanowski, kimist kozmetik. Kjo vlen si për kremrat kimikë, ashtu edhe për ato minerale.

A mund ta përdorni kremin mbrojtës të diellit nga viti i kaluar?

2. Kremrat mbrojtës kimikë, që përmbajnë përbërës të tillë si oksibenzoni, avobenzoni dhe homosalati “mund të oksidohen dhe të bëhen më pak efektivë”shpjegon Romanowski.

Kremrat mbrojtës mineralë – ata me oksid zinku ose dioksid titaniumi në etiketë – nuk e kanë këtë problem, por edhe ato e humbasin efektin mbrojtës.

Kjo përfshin ndarjen e emulsionit, kokrrizën, ndryshimin e ngjyrës dhe të aromës etj.

Kështu që ndërsa kremi kundër diellit akoma duket se funksionon, mund të mos përhapet siç duhet në lëkurë për t’i siguruar asaj mbrojtje maksimale”- thotë Romanowski.

Kjo na çon tek problemi i dytë me kremin e skaduar. Edhe nëse kremi me SPF është akoma teknikisht i mirë, ndryshimet në formulë me kalimin e kohës mund ta bëjnë atë si joefikas dhe problematik për lëkurën.

Trajtimi i kremit të diellit me duar të ndotura, hapja dhe mbyllja e shpeshtë gjithashtu mund ta ekspozojë kremin para baktereve”,– thotë Erin Gilbert, dermatologe e certifikuar nga bordi në New York City.

Ndërsa bakteret rriten brenda ambalazhit të kremit, mund të shkaktojnë ndarjen copa-copa, thotë ajo.

A mund ta përdorni kremin mbrojtës të diellit nga viti i kaluar?

Kur duhet ta zëvendësoni kremin e diellit?

Shumica e kremrave të diellit janë krijuar për të zgjatur tre vjet, thotë Gilbert. Pra, gjëja e parë që duhet të bëni është të kontrolloni datën e skadimit (megjithëse jo të gjitha markat e kanë, paralajmëron Gilbert).

Por edhe nëse kremi është i përdorshëm vetëm për një vit, ka faktorë të tjerë që mund ta bëjnë SPF të prishet më shpejt sesa data e skadencës e vendosur në ambalazh.

“Nëse e ruani kremin në vende të ngrohta, si në makinë, në pishinë ose në çantë, ai do të skadojë më shpejt për shkak të nxehtësisë.

Nëse është ekspozuar i ndaj nxehtësisë, duhet ta zëvendësoni atë çdo disa muaj, vetëm për të qenë të sigurt se është akoma efektiv”- thotë Gilber.

Pavarësisht nga data, gjithmonë provoni konsistencën e kremit përpara se ta përdorni.

Kontrolloni për ndryshime në cilësi, si shpërbërja në copa ose ndarja e përbërësve, zbutja më shumë se duhet (i holluar), ose ndryshimet në erë”,- thotë Gilbert.

Nëse kremi ka erë të keqe dhe të ndryshme nga e fillimit, ka të ngjarë të jetë kontaminuar me baktere. “Kjo vlen si për kremrat mineralë, ashtu edhe ata kimikë”.

Në fund të fundit? Ekspertët rekomandojnë ta zëvendësoni kremin kundër diellit çdo vit. 

“Nëse e përdorni kremin si duhet dhe në mënyrë të duhur, një krem nuk duhet t’ju zgjasë shumë”,– thotë Marchbein.