Ferri i ushtarëve ukrainas në fushën e minuar, publikohet VIDEOJA me disa të lënduar dhe të bllokuar mes minave

Një nga momentet më dramatike të kundërofensive së Ukrainës! Një ekip automjetesh të blinduara ukrainase përfunduan në një fushë të minuar. Ne video shihet qarte që automjetet dhe ushtarët janë të bllokuar dhe disa edhe te plagosur.

Fushat e minuara po cilësohen si ferri i ushtarëve ukrainas në kundërofensiVën ndaj forcave ruse.

Në një situatë të tillë janë gjendur disa ushtarë sic tregon kjo video.

Mjetet e blinduara nuk i ndihmuan shumë. Disa u lënduan nga shpërthimet.

Për të shmangur tragjeditë ushtarët duhet lëviznin duke i kushtuar vëmendje çdo hapi.

Ndërkohë një specialist po përpiqet të identifikojë një shteg të pastër pa mina, për të çuar përpara një nga mjetet, por po ashtu edhe ushtarët e plagosur.

Nga pamja situata është dëshpëruese. Megjithatë ende nuk dihet se ne cilën zonë kanë mbetur ushtarët.

Kujtojmë që Ukraina ka filluar kundërofensivën e saj për të cliruar territoret e pushtuara nga Rusia.