Luftë me flakët në mes të Athinës, shkrumbohen disa biznese, zjarrin shuhet pas 2 orësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2023, 10:10
Një zjarr ka rënë në qendër të Athinës, duke krijuar jo pak panik mes banorëve dhe turistëve të shumtë që vizitojnë këtë periudhë Kryeqytetin Helen.
Sipas forcës zjarrfikëse, 12 forca me 6 automjete morën pjesë në shuarjen e flakëve.
Zjarri dogji tërësisht një dyqan dhe dëmtoi edhe dy të të tjerë.
Një banor i lagjes u dërgua në spital me probleme me frymëmarrje, ndërsa tymi i dendur mbuloi thuajse gjithë qendrën historike të Athinës.
Zjarrfikësit mundën ta shuanin tërësisht mbas 2 orë betejë me flakën. Ekspertë te forcës zjarrfikëse do të hetojnë për shkakun e ndezjes së tij.



