Çfarë ndodhi orët e vona të mbrëmjes në Vlorë? Disa persona shoqërohen në polici

Muzikë shumë e lartë në Lungomare, policia e Vlorën nis aksionin për ndalimin e muzikës në ambientet që luhet muzikë. Shkak sipas bluve është muzika tej normës së lejuar, shumë e lartë.

Aksioni po përqendrohet në ambientet e njohura që luajnë muzikë. Mbrëmjen e sotme policia ka nisur edhe sekuestrimin e disa pajisjeve muzikore.

Policia ka shoqëruar disa persona (punonjës në ambientet muzike) për mosbindje ndaj urdhrit të policisë.

Ndërhyrja e policisë ka ardhur jo për shkak të orarit, por për shkak të ndotjes akustike, muzika me volum të lartë.

Sipas burimeve, kanë qenë banorët të lungomares që janë ankuar thotë policia.