Tensionet në Veri, Ramabaja: Serbia po tallet me diplomacinë perëndimore
Analisti nga Kosova Sadri Ramabaja në një intervistë për Ora News deklaroi se Serbia po tallet me diplomacinë ndërkombëtare duke i mbajtur qëllimisht efektivët kosovarë në burg për të matur veprimet e tyre.
Ramabaja deklaroi se Borrell e ka humbur fuknsionin e ndërmjetësuesit pasi dukshëm ai po mban anë.
"Serbia po tallet me diplomacinë ndërkombëtare qëllimisht i mban efektivët kosovarë ende në burg për të matur veprimet e tyre. Borrell e ka humbur funksionin e ndërmjetësuesit në një kohë që është e dukshme që po mban anë," tha ai.
Sa i takon deklaratës së kryeministrit Rama që i quajti Tomi dhe Xherri dy liderët Kurti e Vuccicc, Ramabaja tha se një krahasim i tillë është i trishtë nga një kryeministër.
"Jam i trishtuar që kryeministri Edi Rama bën krahasimin e dy liderëve me Tomin dhe Xherrin," tha ai.
