Kryetari i Komunës së Zubin Potokut: S’mendoj për dorëheqje, veç po e harxhojmë buxhetin palidhje
Dorëheqja e kryetarëve shqiptarë wshtw një prej kërkesave të SHBA e BE për qetësimin e situatës në veri të Kosovës.
Por Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri thotë se nuk ka në plan të japë japë dorëheqjen.
“Nuk mendojmë për ndonjë dorëheqje sepse unë dua te shoh arsyen se pse të jap dorëheqje. Duhet të gjendet një rrugë ligjore. A mund të dalim me me sukses në ndonjë zgjedhje të reja apo vetëm po e harxhojmë buxhetin e Republikës për arsye palidhje. Në këto rrethana jo, pa ndonjë arsye, pa ndonjë premisë përmirësimi”, ka thënë Zeqiri.
Zeqiri theksoi se nuk kanë ndonjë thirrje për dorëheqje dhe sipas tij duhet të ketë arsye e rrugë ligjore për ta bërë këtë.
Zeqiri: Pa rrugë ligjore, nuk e shohim të arsyeshme dorëheqjen.
Kryetarët e zgjedhur në katër komunat veriore, sipas Zeqirit duhet të vazhdojnë të punojnë për aq sa kanë mundësi, pasi sipas tij, ka dyshime nëse zgjedhjet e parakohshme do të prodhojnë rezultat.
Zeqiri: Duhet të vazhdojmë të punojmë për aq sa është e mundur!
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas takimit të zhvilluar dje në Bruksel me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se janë të hapur për zgjedhje të parakohshme në komunat veriore, por sipas tij ato duhet të ndodhin sipas zgjidhjes ligjore.


