Lajçak dhe Nulan me fokus Ballkanin Perëndimor: Prishtina dhe Beogradi të shtensionojnë situatën

I dërguari i posaçëm i BE për dialogun Kosovë-Serbi, vizitën në SHBA për krizën në Ballkan e ka nisur me takimin me Nënsekretaren e Shtetit amerikan, Victoria Nuland. Kjo e fundit edhe një herë ka apeluar si Prishtinën dhe Beogradin të shtensionojnë situatën në veri dhe të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit.

“Kërkojmë nga Kosova dhe Serbia që të shtensionojnë situatën menjëherë dhe të fillojnë implementimin e zotimeve të Ohrit. Ne vazhdojmë të përkrahim planin trepikësh të BE-së, si rrugëdaljen më të mirë nga kriza," tha ai.

Përplasjet në veri kanë sjellë dhe një tjetër vendim të shtëpisë së bardhë. Presidentit Joe Biden në njoftimin e dërguar Kongresit njofton se është vendosur zgjatja e emergjencës kombëtare sa i përket Ballkanit Perëndimor.

"Aktet e dhunës ekstremiste, aktivitetet jo progresive, si dhe situata në Ballkanin Perëndimor, e cila pengon përparimin drejt qeverisjes efektive, demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, të përshkruara në këto Urdhra Ekzekutive vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme e Shteteve të Bashkuara. Prandaj, kam vendosur se është e nevojshme të vazhdojë emergjenca kombëtare e shpallur në Urdhrin Ekzekutiv 13219 në lidhje me Ballkanin Perëndimor”, thuhet në tekst.

Ndërkaq gjykata e Kosovës ka vendosur ta mbaje në qeli Urosh Vukasinoviqin e arrestuar për dhunën ndaj gazetarëve një javë më parë. Nga ana tjetër edhe Serbia mban në burg tre policët e rrëmbyer në 14 qershor.