Osmani në Ditën e Refugjatëve: Ishim refugjat, sot mbrojmë të drejtat e tyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2023, 15:10
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Ditën e Refugjatëve, ka kujtuar sakrificën dhe vuajtjen e pamasë të refugjatëve në mbarë botën.
Osmani ka shkuar në Twitter se gjatë luftës në Kosovë, më shumë se gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i gjenocidit të Millosheviqit.
“Sot ne vazhdojmë të përforcojmë zërat e refugjatëve dhe mbrojmë të drejtat e tyre”, ka shkruar ajo.
