Elgit Doda dhe Klea Huta nisin muajin e mjaltit, por me të papritura (FOTO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2023, 18:09

Klea dhe Elgiti po shijojnë muajin e mjaltit në Bodrum të Turqisë. Ndonëse mezi e kanë pritur të merrnin pak pushim, Kleas i shfaqet një problem gjatë pushimeve.
Klea ka postuar një video ku tregon se syri i është infektuar sërish, siç ndodhi një ditë para dasmës, teksa ankohet se mesazhet s’po e lënë rehat.
“Nuk e di ca m’ka syri që m’loton. Po vazhdon avazin e vet ky s’nalet. As vetë nuk e di si përfundova këtu. Ngarkesa më e madhe e vitit është në Tiranë, por edhe pse stafi, familja, miqtë më shtunë që të bënim këtë muaj mjalti prapë s’më lënë rehat në grupet e Whatsapp se duan përgjigje. Por po paskemi patur shumë nevojë”, shkruan Klea.
