Çfarë duhet të hamë në verë! Nutricionistja Arlinda Garruci: Kujdes me alkoolin dhe akulloret

Në stinën e verës dietologët këshillojnë që te konsumoni më pak mish dhe sa më shumë fruta dhe perime të stinës. Nutricionistja Arlinda Garruci këshillon qytetarët gjithashtu që të kenë kujdes kur mbajnë dieta që nuk ua kanë këshilluar profesionistët pasi mund të jenë të dëmshme për to.

Vera është koha e shkëlqyer për të eksperimentuar me ushqimin e freskët dhe të shëndetshëm.

Nutricionistja Arlinda Garruci në një intervistë për Ora Neës tregon një listë të ushqimeve që duhet të konsumoni gjatë stinës së verës.

"Tre-katër fruta në ditë dhe dy deri ën tre porciione fryuta në ditë na bëjnë që të marrim të gjitha vlerat ushqyese edhe të zëvendësojmë kripërat minerale dhe të mos marrim shumë kalori pastaj në vaktet sugjestive. Të preferojmë më shumë proteinat e mishit të bardhë si peshku, pula. Të mundohemi që dhe gatimet të mos jenë shumë të rënda. Sa i përket karbohidrateve e mira është të konsumohen në drekë dhe në darkë preferohet një proteinë," tha ajo.

Thotë se duhet bërë kujdes me abuzimin e pijeve alkoolike apo dhe akulloreve në mënyrë që të mos merrni peshë.

"Abuzohet me alkoolin, koktejlet, akullore etj. Mundohemi prap në shtator ti heqim ato që kemi konsumuar. Të paktën deri në dhjetor. E mira ëshët që ne ta kemi në fokus çështjen e peshës trupore jo vetëm për pjesën estetike por mbi të gjitha për të parandaluiar sëmundjet që vijnë nga mbipesha," tha ajo.

Nutricionistja gjithashtu apelon qytetarët që të hanë shëndetshëm e të mos ndjekin dieta që I marrin nëpërmjet internetit pasi janë të dëmshme.

"Të shmangë dietat drastike, sidomos dhe dietat e internetit, që vijën në formën e trendeve. Dieta duhet të ketë në fokus një dobësim të shëndetshëm, pra ato kg që humbim, t'i humbim në analizë trupore, në masë yndyrore. Ndërsa dieta drastike bën që ne të humbim në masë muskulare, masë ujore dhe yndyra ngel aty, prandaj dhe kilet merren shumë shpejt apo dhe dyfishohen," tha ajo.

Ndaj kini parasysh që duke ndjekur këshillat e dietologëve do të siguroni një ushqim qe ju ofron fibra bimore, kalcium dhe lëndë ushqyese të rëndësishme që do tju ndihmojnë për të mos marrë kilogramë tepër.