Brenda BBV "shoqe të ngushta", por jashtë nuk u takuan kurrë! Bëjnë "paqe" 2 ish-banoret

Einxhel dhe Beniada brenda shtëpisë së BBV kanë qenë shumë të afërta me njëra-tjetrën, mirëpo sapo dolën nga shtëpia më e famshme në Shqipëri u duk sikur marrëdhënia e tyre u largua.

Së fundmi duket se dyshja është "ngrohur" sërish, teksa këtë e konfirmoi vetë Einxhel me anë të një postimi në Instastory ku publikoi foton e një dhurate që Beniada i kishte bërë.

Së fundmi, Einxhel ka zbuluar se janë takuar. Moderatorja ka publikuar një video teksa shihet bashkë me Beniadën, teksa të dyja duken mjaft të lumtura.

“Po më kërkonte nëpër lagje, se s’rri dot më pa mua kjo”, shkruan Einxhel krahas videos.