Shkëlzen Berisha poston foton e rrallë me të bijën maturante/ Komenti i ëmbël i Armina Mevlanit dhe urimi i gjyshit Sali Berisha

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka publikuar si rrallëherë dhe pas shumë kohësh një foto me vajzën e tij, Medina.

Ajo është rritur tashmë dhe është maturante. Si vajza ashtu edhe djali i Shkëlzenit prej vitesh jetojnë në Suedi, me ish-bashkëshorten e Shkëlzenit, Sadijen.

“Nga çerdhja në maturë … in an eye blink … suksese Medina.”- shkruan ai krah fotove ku pozon i buzeqeshur me të bijën.

Nuk ka munguar një koment shumë i bukur as nga Armina Mevlani e cila shkruan: “Ju dua”.

Blogerja ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me fëmijët e partnerit të saj.

Shkëlzen Berisha poston foton e rrallë me të bijën

Urimi i gjyshit Sali Berisha

Një urim të veçantë për mbesën e tij do ta shprehte edhe gjyshi i saj, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili gjithashtu, do të publikonte edhe disa foto nga ceremonia e diplomimit.

Shkëlzen Berisha poston foton e rrallë me të bijën

“Miq, sot kemi një gëzim të veçantë.

Medina, mbesa jonë, mori diplomën e maturës!

Në foto, sot me kapelen e maturës mban në dorë foton e saj bebe.

Suksese, suksese në studimet universitare dhe përqafime”, shkruan në urimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha.