Dhurimi i gjakut për talasemikët, gjest solidariteti që shpëton jetë/ Kryqi i Kuq: Të fuqizojmë rrjetin e dhuruesve vullnetarë
Në Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit Vullnetar të Gjakut, Kryqi i Kuq shqiptar bëri thirrje për ndërgjegjësimin e sa më shumë personave për tju ardhur në ndihmë fëmijëve me këtë sëmundje. Fëmijët që luftojnë kundër sëmundjes së talasemisë janë 600 ku 25 % e nevojave plotësohet nga dhurimet vullnetare ndërsa pjesa tjetër nga familjarët.
Personeli i kryqit të kuq, gazetarë, ambasadorë i janë përgjigjur thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhuruar gjak.
Nevoja për gjak për fëmijët talasemik po bëhet gjithnjë e më madhe. Në shqipëri shifrat tregojnë se janë 17 për 1 mijë banorë. Luljeta Hidi e cila ka marrë dhe medalje nga presidenti tregon se gjestii dhurimit të gjakut është një shembull i shkëlqyer që duhet ta bëjnë në gjithë .
"Unë kam që nga 2004 që dhuroj dy herë në vit rregullisht. E kam filluar nisur nga një histori talasemie me një shoqen e djalit tim që e kishte shoqe klase dhe më pas kam vazhduar rregullishtdhurimin e gjakut. Të dhurosh gjak, të shpëtosh jetë. A ka ndjesi më të bukur sesa kjo," tha ajo.
Armendi është gazetar e sot vendosi që të marrë disa orë pushim për tju bashkuar nismës ndërsa dha dhe një mesazh.
"Duke qënë se ne filmojmë dhe jemi vazhdimisht në ekspozim me problemet e njerzve, me fëmijët që vuajnë, me persona pas aksidenteve, ne më shumë se kushdo e dimë sa nevojë ka për gjak. Është një dhurim vullnetar dhe një mesazh e sensibilizim për të gjtihë kolegët gazetarë, pro dhe për të tjerqë. Për 10 minuta dhurim gjak shpëtojmë 4 jetë," tha ai.
Sipas koordinatores kombëtare të dhurimit të gjakut kjo është një nismë që bëhet çdo vit ku gjithësecili kontribon për pacientët që kanë nevojë për gjak.
"Nevojat në vendin tonë janë shumë të larta. Ka rreth 600 fëmijë talasemikë dhe sëmundje të tjera hematologjike që kanë nevojë periodike për njësi gjaku. Ajo që ne bëjmë thirrje sot është që kjo shifër e promovimit vullnetar të njësive të gjakut të rritet akoma më tej në mënyrë që bankat e gjakut të kenë njësi të mjaftueshme për të siguruar të gjitha njësitë e gjakut," tha ajo.
Fëmijët që luftojnë kundër sëmundjes së talasemisë kanë gjithmonë e më shumë nevojë për ndihmë. 400 fëmijë nga qarku i Tiranës dhe 200 nga rrethi i Lushnjes janë fëmijët që kanë nevojë rregullisht për gjak. Ndërkohë 25 % e nevojave plotësohet nga dhurimet vullnetare ndërsa pjesa tjetër nga familjarët.