Sushi mbi trupin e vajzave nudo! Festa e ditëlindjes së Kanye West në qendër të kritikave

Sushi mbi trupin e vajzave nudo! Festa e ditëlindjes së Kanye West

Reperi amerikan Kanye West ka qenë kryefjalë e mediave kohët e fundit për të gjitha arsyet e gabuara dhe ‘bëmat’ e tij duken se nuk ka fund. Pikërisht kur të gjithë menduan se West kishte mbaruar me polemikat e tij, në Internet u shfaqën foto tronditëse nga ditëlindja e tij e 46-të, në të cilat mund të shihet sushi i servirur në trupat e disa vajzave nudo.

Pamjet tronditëse nga festa e ditëlindjes u shpërndanë në Internet dhe në foto mund të shihet një grua e zhveshur e shtrirë në një tavolinë me sushi në të gjithë trupin e saj.

Praktika e servirjes së ushqimit në trupat e zhveshur të grave njihet si Nyotaimori dhe është ndaluar në disa vende, duke e etiketuar atë si seksiste dhe poshtëruese.

Në fotot të cilat raportohet se janë nga brenda festës që organizuar, shihet një grua e shtrirë pa rroba në një tavolinë me sushi të vendosur në të gjithë trupin dhe në mes të këmbëve. Rreth saj mund të shihen edhe qirinj të vendosur.

Për më tepër në festë kishte marrë pjesë edhe North West, e cila është vajza e Kanye me Kim Kardashian, e cila u pa edhe me të dashurën e reperit, Bianca Censori.