“Nuk ka kthim pas”/ Me flamurin kuq e zi dhe simbolin e shqiponjës, qytetarët organizohen në Mitrovicë, policia rrethon zonën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2023, 12:50
Qytetarë të shumtë janë bërë bashkë për të marshuar drejt urës së Ibrit në Mitrovicë.
Pavarësisht thirrjes së Policisë së Kosovës për të mos rënë pre e thirrjes që është bërë në rrjete sociale për të protestuar në veri të Kosovës, shqiptarë e Kosovës janë bërë bashkë për të shprehur pakënaqësitë e tyre rreth kësaj situate.
Dhjetëra qytetarë janë organizuar dhe kanë shprehur se janë kundër dhunës së policisë së Kosovës dhe KFOR-it. Disa të tjerë janë dëgjuar duke thënë se “nuk ka kthim mbrapa”.
Më herët, Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm bën thirrje që të bojkotohet kjo protestë, e cila u shpërnda në rrjete sociale ditëve të fundit.


