Thirrje për tubime në Mitrovicë/ Reagon me urgjencë ministri Svelça: Po bëhet nga persona të dyshimtë, mos bini pre e provokimeve
Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla, iu ka bërë thirrjer qytetarëve që ndodhen në jug të Mitrovicës që të mos bjenë pre e provokimeve, për tubime që nisin si një kundërpërgjigje për serbët që prej 5 ditësh kanë shkaktuar trazira në veri të vendit.
Sipas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë, kjo thirrje po përhapet nga persona të panjohur dhe profile të dyshimta nëpër rrjetet sociale.
Thirrjet për protestë në jug të Mitrovicës dhe me synim marshimin drejt veriut të vendit, janë të panevojshme dhe nuk i ndihmojnë Republikës së Kosovës.
Përmes këtij organizimi në rrjetet sociale po tentohet të nxiten tubime të panevojshme. Sipas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë, kjo thirrje po përhapet nga persona të panjohur dhe profile të dyshimta nëpër rrjetet sociale.
Mbështetja e madhe qytetare e këtyre ditëve karshi vendimeve të Qeverisë dhe institucioneve tona, të drejta dhe legjitime, janë garancë e vendosjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në veri të vendit.
I ftoj të gjithë qytetarët që të mos i përgjigjen këtyre thirrjeve të dyshimta dhe organizimeve anonime.




