Policia ndihmë 5 turistëve çekë, humbën rrugën në zonën e Jollës në Pogradec

Policia e Pogradecit u erdhi në ndihmë sot 5 turistëve çekë, të cilët kishin humbur rrugën, duke eksploruar zonën e Jollës.

Një grup punonjësish të Komisariatit të Policisë Pogradec gjatë kontrollit të territorit, pasi kanë marrë njoftim se në fshatin Zgallë, njësia administrative Velçan, 5 turistë çekë kishin humbur rrugën duke eksploruar këtë zonë, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve.

Punonjësit e Policisë i kanë shoqëruar turistët dhe i kanë orientuar në rrugë, ku më pas ata kanë marrë edhe mjetet e tyre motorike.

Turistët çekë kanë falënderuar punonjësit e Policisë për ndihmën e ofruar.