Denar Biba: Kompanitë "One" dhe "Vodafone" funksionojnë si oligopole
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2023, 13:08
Kreu i konkurencës Denar Biba deklaroi sot se aktualisht tregu i telefonisë celulae është aktualisht një duopol ku operojnë vetëm dy kompani celulare.
"Ka tregje që janë qartësisht oligopole. Mirë ose keq legjislaioni ynë nuk e ndalon këtë. Tregu i telefonisë celulare është aktualisht një duopol. Mbretëria e Bashkuar ka vetëm tre operatorë celularë dhe ka 64 milion banorë.
Kur ata kaluan nga 4 në 3, kompanitë e interesuara e çuan çështjen në Gjykatën e Luksenburgut e cila tha: Ju nuk mund të ndaloni të drejtën për të bërë biznes për sa kohë që ata marrin përsipër të ruajnë disa elementë të konkurencës," tha ai.
