80.000 £ për stilolapsin e Hitlerit/ Dhuratë nga e dashuara e diktatorit, del në ankand në Belfast
Një stitolaps që e dashura e Adolf Hitler ja dhuroi për ditëlindjen e tij të 52-të pritet të dalë në ankand në Belfast. Tjetër objekt që i përjet diktatorit famëkeq dhe do ti sugjerohet publikut është edhe një portret origjnal i formosur nga vetë ai.
Ky stilolaps do të dalë në ankand në Belfast,e pritet të vlerësohet me një vlerë prej 80.000£. I përkiste diktatorit Adolf Hitler, një dhuratë që iakishtë partnerja e tij afatgjatë Eva Braun nëditëlindjen e tij të 52-të më 20 prill 1941.
I veshur i gjithi me argjend dhe si mbishkrim mban inicialet e tij A.H
Ndërsa ky është një portret i Hitletit, i firmosur nga vetë ai, i cili pritet të jetë një tjetër objekt historik që do të dalë në ankand më 6 qershor.
Karl Bennett, drejtor menaxhues i ankandeve, tha se ata presin mjaft interes nga e gjithë bota.
"Rëndësia e stilolapsit personal të Hitlerit qëndron në faktin se ai ndihmon në zbulimin e një pjese të fshehur të histories, jep një pasqyrë unike në marrëdhëniet personale të Hitlerit, të cilat ai i mbajti të fshehura nga syri i publikut," tha ai.
Sipas Bennett stilolapsi është një shenjë dashurie e që zbulon çfarë kishte pas fasadës publike të Hitlerit.
Ai shtoi se pret që njerëzit të shfaqin gjithashtu rezerva për këto objekte të cilat i përkasin një ndër diktatorëve më famëkeq në historinë njerëzore, përgjegjës për vdekjen e rreth 85 milionë njerëzve.
Por për mua, si një koleksionist i nivelit të lartë të artikujve të ushtrisë, ata ruajnë një pjesë të së kaluarës sonë dhe duhet të trajtohen si objekte historike, pa marrë parasysh nëse historia të cilës ata i përkasin ishte një nga më të errëtat dhe më të diskutueshmet në historinë e regjistruar thotë Bennett.
Një falje e rrallë e shkruar me dorë nga Mbretëresha Viktoria që i përket datës së largët 1869 për rebelët irlandezë të dënuar për tradhti pritet të jetë gjithashtu pjesë e ankandit.