Chatgpt mashtron avokatin/Përdori të dhënat në gjyqin në Manhatan, dosjet dolën falso

Një avokat në shtetet e bashkuara të amerikës është detyruar të kërkojë falje pasi në gjykatë përdori histori të trilluara. Ai ka përdorur inteligjencën artificiale për të gjetur dosje të rasteve të mëparshme që i kishte në favor. Por pas verifikimeve të të dhënave që chatgpt solli, rezultoi se gjithçka ishte mashtrim.

Inteligjenca artificial po raportohet gjithnjë e më shumë si një mundësi për të zëvendësuar punën e kryer nga njeriu. Madje çështjet ligjore është një nga sektorët që shihet gjithnjë e më shumë i riskuar.

Provën e parë e ka bërë një avokat me eksperiencë 30 vjeçare në Amerikë.

Ka qenë përfaqësuesi ligjor Steben Schëartz që për të mbrojtur klientin e tij Roberto Mata, përbvallë gjykatës në manhatan është paraqitur me provat e dhëna nga vetë chatgpt. Rasti kishte të bënte me dëmtimin në gju prej një karroce në aeroport , kur mata do të udhëtonte.

Sipas dosjes kompania kolumbane pretendoi se afatet e çështjes kishin përfunduar pasi bëhej fjalë për një rast të vitit 2019. Por avokati renditi një sërë çështjes ku gjykata ishte shprehur në favor të palës paditëse

Ka qenë gjyqtari i çështjes që ka kërkuar të dhëna me të plota për rastet e mëparshme.

Ndërsa përmes chatgpt avokati ka marrë datat, numrin e vendimit të gjykatës si dhe zonën ku ishte zhvilluar çështja. Por sërish togat e zeza nuk kanë mundur të gjejnë dosje reale.

Vetëm pas kësaj avokati i është drejtuar me pyetje konkretë inteligjencës artificiale, që ka pranuar se gjtihçka e kishte trilluar madje edhe numrat e referencës.

Avokati në fjalë ka kërkuar ndjesë për çështjen, teksa themeluesit e chatgpt janë shprehur se IA është në fillimet e saj dhe duhet të shihet si mbështetëse për veprimtarinë njerëzore dhe jo si veprimtari parësore.