VIDEO/ Çuditë e votimit në Turqi, kutitë dërgohen në shtëpitë e të sëmurëve e invalidëve

Me shumë bujë po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Turqi dhe ndërkohë që votuesit po vijnë masivisht në qendrat e votimit për t'iu përgjigjur dilemës "Erdogan apo Kilicdaroglu".

Një nga arsyet e pjesëmarrjes së madhe është edhe “kutia e lëvizshme e votimit”, të cilën punonjësit e KQZ-së e çojnë në shtëpitë e të sëmurëve apo invalidëve. 

Zyrtarët e Sektorit Zgjedhor morën kutinë portative të votimit dhe e çuan në shtëpinë e Erdil dhe Soumiye Sahin, duke dhënë informacione për procedurën. 

Përveç kutisë së lëvizshme, disa persona duan patjetër të shkojnë në qendrat e votimit. Vendosmëria e një pacienti për të votuar ishte e madhe dhe ai shkoi në qendrën e votimit në Stamboll me barelë dhe i shoqëruar nga infermierët.

Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet hyrja e votuesit turk , i cili mes duartrokitjeve dhe brohoritjeve ka shkuar për të votuar.