VIDEO/ Erdoganin e “zë gjumi” gjatë intervistës televizive, rriten shqetësimet për shëndetin e liderit turk

Erdogan është përfshirë në një situatë aspak të mirë gjatë një interviste televizive.

Duket se presidenti turk nuk ka qenë në formën e tij më të mirë, dhe është parë i përgjumur, dhe kur gazetarët i kanë bërë një pyetje lidhur me PKK-në ka mbyllur sytë.

Menjëherë pasi kuptuan se Erdogan e ka zënë gjumi, kamera është fokusuar në një tjetër drejtim.

Ngjarja ndezi skenarë të rinj për gjendjen shëndetësore të presidentit turk që jo shumë kohë pasi i kishte rënë të fikët gjatë një interviste tjetër televizive.