Tensionet në veri, reagojnë Ambasadorët në Kosovë: Koha që dy vendet t’i thërrasin arsyes
Thirrjeve për të ulur tonet dhe për të vijuar me dialogun Serbi - Kosovë u është bashkuar edhe amabsadori i Shqipërisë në Prishtinë.
Qemal Minxhozi në reagimin për mediat shprehet se qetësimi u shërben palëve për të ecur përpara.
Qemal Minxhozi, ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë: “Kemi të bëjmë me një situatë e cila është shumë tensionuar në veri, dhe që patjetër duhet ç’tensionuar dhe do të ishte në interes të zhvillimit të dialogut dhe të të dy vendeve, si të Serbisë shtu dhe Kosovës në mënyrë për t’i thirrur arsyes dhe për të ecur përpara”.
Amabsadori i Suedisë, vend ii të cilin mban presidencën e BE, shton se do të bëhen përpjekje për normalizimin në veri të vendit
“Incidentet kanë ndodhur në pjesën veriore të Kosovës, do të përqendrohemi më shumë në normalizimin dhe fillimin e dialogut atje dhe fokusimi po ashtu duhet të jetë po ashtu në atë pikë”, theksoi diplomati suedez.
Këto komente Ëesterlund i bëri pas takimit që kishte me kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, bashkë me 19 ambasadorë të tjerë të huaj të akredituar në Republikën e Kosovës.
Ndërkaq në media kanë qarkulluar video ku ekstremistët serb debatojnë me shqiptarët duke provokuar mbi kufijtë territorial.


