Vullnetarja pickohet nga nëpërka në shkollën në Selanik, në gjendje të rëndë në spital

Një vullnetare 39-vjeçare është pickuar nga një nepërkë kur shkoi ta largonte nga një shkollë në Selanik, është ende duke u trajtuar në Repartin e Kujdesit Intensiv të spitalit Papanikolaou .

Gruaja ka pësuar tronditje anafilaktike dhe është intubuar menjëherë nga ekipet e shpëtimit.

Duke folur për protothema.gr, nëna e 39-vjeçares thotë se vajza e saj ka trajnimin e duhur për të trajtuar incidentet me zvarranikët dhe kështu është njoftuar pasditen e së premtes nga grupi vullnetar ku bën pjesë për t'u marrë me ngjarjen.

Gruaja, e cila është nënë e një fëmije pesë vjeçar, ka mbërritur në shkollë dhe ka kapur gjarprin helmues, por është kafshuar sapo e ka futur në kafaz dhe ka shkuar për ta mbyllur, sipas nënës së saj.

“Ka shumë eksperiencë me zvarranikët, e ka bërë edhe herë të tjera me sukses por ky ka qenë rast i veçantë sepse gjarpri është gjetur në një shkollë dhe ka dashur të ndihmojë edhe më shumë. Ajo u largua sapo u telefonua për ngjarjen. Çdo gjë që lidhet me vullnetarizmin ndihmon. Është pasioni i saj ”, thotë nëna e 39-vjeçares.

Për sa i përket përkeqësimit të shpejtë të gjendjes së saj shëndetësore, ajo thekson se vajza e saj ka pësuar një goditje alergjike. 

“Sipas asaj që na kanë thënë mjekët e spitalit, situata është nën kontroll dhe po trajtohet në repartin intensiv. Fatmirësisht situata është stabile," tha nëna e 39-vjeçares.