Emisari gjerman viziton sot Kosovën, një ditë pas situatës së tensionuar në veri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2023, 08:23
Emisari gjerman, Manuel Sarrazin vizion sot Kosovën. Sarrazi do të jetë për vizitë në Prishtinë një ditë pas situatës së tensionuar në tri komunat në veri të vendit.
Takimi i të dërguarit të Gjermanisë me kryeministrin e vendit do të jetë në ora 10:00.
Të premten në tri komunat në veri, atë në Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq kishte situatë të tensionuar pas grumbullimit të qytetarëve serbë të cilët nuk lejonin kryetarët e sapo zgjedhur të hyjnë në objektet e komunave.
Megjithatë, në përcjellje të policisë kanë arritur të hyjnë në zyrat e tyre, kryetari i Zubin Potokut dhe ai i Zveçanit


